1793- Francezi Jean Pierre Blanchard kreu fluturimin e tij të parë me një balon mbi Amerikën e Veriut.
1873-Vdiq Sharl Lui Napoleon III, nipi i Napoleon Bonapartit, President i Francës nga 1848 në 1852, perandor deri në 1870. Gjatë mbretërimit të tij, Franca pushtoi Nisën dhe Savojën dhe filloi pushtimin kolonial të Indokinës. Ai filloi një luftë kundër Prusisë, por u kap më 1 tetor 1870 në Betejën e Sedan dhe rrëzua nga froni. Pas përfundimit të paqes me Prusinë në vitin 1871, ai emigroi në Angli ku edhe vdiq.
1878-Vdiq Vittorio Emanuele II, sundimtari i parë i Italise të bashkuar popullore “Padre della Patria”, i cili erdhi në fron në vitin 1861 dhe shpalli monarkinë parlamentare.
1908- Lindi shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir, autore e romaneve, dramave dhe eseve filozofike te njohura. Ajo bashkëjetoi me Jean-Paul Sartre.
1913- Lindi Richard Nixon, i vetmi president amerikan që dha dorëheqjen nën kërcënimin e shkarkimit. President amerikan u bë në vitin 1969, u rizgjodh në vitin 1972 dhe në vitin 1974 u tërhoq për shkak të akuzës së opozitës, për skandalin e Ëatergate. Ai normalizoi marrëdhëniet me Kinën në vitin 1972. (b.an)