Vendi ynë është përfshirë sot nga një mot me reshje të dendura shiu dhe borë, të cilat kanë shkaktuar dhe bllokim të pjesshëm rrugësh.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit mësohet se nga nesër temperaturat do të pësojnë rritje në vlerat maksimale.
Në buletinin e publikuar sot IGJEUM shton se do të ulët intensiteti i reshjeve të borës.
NJOFTIMI I PLOTË
RESHJET
Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).
TEMPERATURAT
Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.
Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 9 °C
në vendet e ulëta: 2 / 6 °C
në vendet malore: – 5 / 1 °C
a.cupaj