Benjamin Pavard është zyrtarisht një futbollit i Bayern Munich. “Mund të konfirmojë se Pavard do të jetë pjesa e Bayern që nga 1 korriku. Ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. Është një lojtar i ri, një kampion Bote, jemi shumë të lumtur që u treguam të aftë për të marrë një lojtarë të tillë, u shpreh drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic.
Pavard do të mbyll sezonin e tij me Shtutgart për të nisur më pas një aventure të re në Mynih, me shpresën që të ketë një njëjtin fat si francezët e shumë të cilët kanë shkëlqyer me fanellën e Bayern. Salihamdizic konfirmoi gjithashtu se Bayern do të bëjë gjithçka është e mundur të për transferuar në skuadër edhe talentin e Chelsea, Hudson Odoi. “Një lojtar shumë interesant, që ka kualitete që na përshtaten në lojën tonë.
Duam ta blejmë me çdo kusht. Ka driblim të shkëlqyer, është shumë i shpejtë, di të gjejë portën.” Me largimet e sigurta të Ribery, Roben e Rafinha, Bayern po projekton një të ardhmen, Pavard është goditja e parë./a.meta