Skuadra e drejtuar nga trajneri Fidan Shatri, KBF Prishtina, e ka marrë seriozisht fillimin e stinorit pranveror. Kjo për faktin se skuadra nga kryeqyteti i ka paraqitur për regjistrim në FBK dy basketbolliste amerikane.
Fjala është për Braennan Ferrar dhe Latesha Buck, të cilat së fundmi janë paraqitur në Kolegjet Amerikane.
Lojtaret e lartpërmendura mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KBF Prishtina pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK. (b.an)