Nuk komentojmë komentet e të tjerëve, aq më pak kur vijnë nga komentatorë profesionistë, por për çështjen e jelekverdhëve, Komisioni i BE mbështet presidentin Macron dhe autoritetet franceze, theksoi sot zëdhënësi i presidentit të BE-së, Juncker.
Zëdhënësi iu përgjigj pyetjes se çfarë mendonte Komisioni Europian për mbështetjen e shprehur nga anëtarët e qeverisë italiane ndaj jelekverdhëve.
”Qeveria franceze ka të gjithë besimin tonë për të zbatuar programin për të cilin presidenti është zgjedhur”, theksoi zëdhënësi.
/a.rada