Nga 4 janari 2019 asnjë punonjës policie në burgje nuk mund të transferohet në një detyrë 45 km larg vendbanimit të tij si dhe pa dhënë pëlqimin paraprak. Udhëzimi i ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj përcakton kriteret se si mund të transferohet një punonjës policie, ku për herë të parë është shtuar distanca dhe kushti i motivimit të transfertës.
Në pikën tre udhëzimi numër 41 i 4 janar 2019 përcakton se asnjë punonjës policie s’mund të transferohet më shumë se 6 muaj brenda dy viteve të fundit. Pika 9-të përcakton kushtin që punonjësi i policisë duhet të jap pëlqimin e tij për transferimin në një institucion tjetër nga ai ku ka emërimin, me përjashtim të rasteve të konsideruara nevoja urgjente të cilat edhe këto duhet të jenë të argumentuara.
Distanca me vendbanimin është kufizuar në pikën dhjetë të këtij udhëzimi ku askush smund të transferohet më shumë se 45 km larg vendbanimit të cdo punonjësi policie me përjashtim të rasteve kur vetë punonjësit pranojnë me pëlqim transferimin edhe më larg. Kur punonjësit e policisë nuk janë dakord me transferimet edhe branda 45 km nga vendbanimi apo nuk pranojnë motivacionin e eprorit të tyre atyre u lind e drejta e ankimimit në gjykatë. Ky udhëzim është hartuar për t’i prerë rrugën abuzimeve me transferimet nga drejtuesit e burgjeve në rang vendi./a.meta/javanews.al