Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga një mot i ftohtë, me temperatura të ulëta, të cilat sot kapin vlerat minimale deri në minus 15 gradë celsius.
Sot parashikohet të jetë edhe dita më e ftohtë.
Fëmijët rekomandohet të vishen në mënyrë të përshtatshme për të përballuar të ftohtin.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.
NJOFTIMI I PLOTË
RESHJET
Sot e martë dt.08 priten reshje lokale të dobëta në zonat malore në disa qarqe. Ato do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURAT
Ato do të mbeten të ulëta deri sot në mëngjes (dt.08) për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të largohen nga rajoni ynë sot në mbrëmje.
Më konkretisht, sot (e martë dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: -3 / 5 °C
në vendet e ulëta: -4 / 4 °C
në vendet malore: -15 / -4 °C
E mërkurë, 9 janar 2019
9 janar 2019; moti do të jetë me vranësira të dendura me rreshje shiu në zonën perëndimore dhe rreshje bore intesive në zonat malore deri në lartësitë 400-500 metër në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -7/3°C
Zonat e ulëta -1/10°C
Zonat bregdetare 3/12°C
a.cupaj