Autoriteti i konkurrencës i Turqisë ka deklaruar këtë të hënë se ka nisur një hetim nëse motori i kërkimit të internetit “Google” ka shkelur ligjin e konkurrencës me algoritma që përdor për kërkime dhe për të synuar reklamat.
Hetimi vjen pas një ankese se njësia Google e Alphabet Inc kishte “keqpërdorur pozitën e saj dominuese duke vështirësuar përpjekjet e kompanive të tjera”, tha autoriteti.
“Hetimi do të përfshijë kompanitë Google Reklamcilik ve Pazarlama, Google International LLC, Google Sh.PK, Google Ireland Limited dhe Alphabet Inc., tha ai.
Në shtator, autoriteti gjobiti Google me rreth 93 milionë lira turke (13.5 milionë paund) për shkeljen e ligjit të konkurrencës me shitjet e softuerit të tij celular. (Tema)