Një protestues mund të dënohet deri në pesë vjet burg, pasi u filmua duke rrahur policinë gjatë një proteste të dhunshme të “jelekverdhëve” në Paris.
Sipas raportimeve të mediave të huaja protestuesi që u përlesh me policinë është një ish-boksier francez.
Christophe Dettinger, 36 vjeç u flimua duke u përleshur me policinë në një urë mbi lumin Seine gjatë protestave anti-qeveritare të shtunën pasdite.
Ndonëse u kritikua nga autoritetet, Dettinger u cilësua nga shumë qytetarë si “hero i lëvizjes”.
a.cupaj