Është shtyrë për 1 javë dhënia e vendimit për kërkesën e dy prokurorëve, Olsi Çela dhe Besim Hajdarmataj, që kërkojnë rikthimin tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë një material shtesë për këtë çështje.
“Çështja e dy prokurorëve që rikthojnë të rikthehen tek Krimet e Rënda. Kryeprokurorja Arta Marku ka sjellë një material shtesë për këtë çështje dhe propozoj 1 javë afat për t’u shqyrtuar ky material që më pas të merret një vendim.”- u shpreh Ibrahimi./a.meta