Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të hapr garën për ngritjen e SPAK. Mbledhja ka në rendin e ditës 4 pika, ku më thelbësorja është ajo e hapjes së garës për ndërtimin e SPAK, institucioni i cili do të hetojë gjerësisht korrupsiuonin dhe pasuritë e zyrtarëve më të lartë të shtetit, si dhe të politikanëve, duke filluar që nga viti 1991.
Prokurorët e SPAK-ut do të kenë një mandat 9-vjeçar. Prokurorët në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë kandidatët më potencialë për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Pas krijimit të KLP e KLGJ, KLP-ja nesër hap garën për krijimin e SPAK-ut, i cili do të hetojë jo vetëm krimet e rënda, por edhe korrupsionin e politikanëve dhe te pasurive te tyre të vena pas viteve ’90.
Eshtë pikërisht krijimi i SPAK, ajo që ka tronditur botën politike në Shqipëri, si dhe ka evidentuar rolin e shumë politilkanëve të lartë, të cilët të trembur nga drejtësia kanë bërë të pamundurën për të sabotuar Reformën në Drejtësi dhe krijimin e SPAK. Protagonistët anti SPAK tashmë njihen gjerësisht dhe u vizatuan qartazi me përpjekjet e tyre për të bllokuar Refomën në Drejtësi.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe kërkesa e prokurorit Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela, për t’u kthyer te Krimet e Rënda, pas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative, që rrëzoi urdhërin e kryeprokurores Arta Marku për lëvizjen e tyre nga Krimet e Rënda pas refuzimit për të marrë në dorë dhe dhene pretencen per dosjen Shullazi.
Çfarë është SPAK njohur si Prokuroria e Posaçme?
Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.
vijon
a.meta/javanews.al