Policia e Shtetit ka publikuar listën 24 personave më të kërkuar në qarkun e Durrësit. Në mesin e tyre ka persona që janë të dënuar e burgim të përjetshëm, 35 vite e më pak.
Veprat penale për të cilat janë dënuar në mungesë, janë të ndryshme. Në mesin e më të kërkuarve të Durrësit rezultojnë dy gra, Klodiana Shkoza dhe Afërdita Ibrahimi, përkatësisht të dënuara për trafik femrash dhe trafik droge.
Gjithashtu, në këtë listë janë edhe dy shtetas të huaj, një amerikan dhe një italian.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”
Personat e shumëkërkuar për qarkun e Durrësit
Sokol Bushaj- Burgim i përjetshëm për vrasje
Armand Laska- Burgim i përjetshëm për vrasje
Alban Baftjari- Burgim i përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjen
Skënder Baku- 35 vjet burg për vrasje për gjakmarrje
Carl Stephan Caminski- 25 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunë
Helidon Beçka- 20 vjet burg për vrasje
Xhafer Saliu- 20 vjet burg për trafik fëmijësh
Ndrek Gjoklaj- 20 vjet burg për vrasje
Mustafa Saliu- 18 vjet burg për trafik fëmijësh
Enea Kajtazi- 17 vjet burg për vrasje
Marglen Tome- 15 vjet burg për vrasje
Klodiana Shkoza- 15 vjet burg për trafik femrash në bashkëpunim
Pëllumb Braçe- 15 vjet burg për mashtrim
Astrit Dule- 15 vjet brug për shfrytëzim prostitucioni
Afërdita Ibrahimi- 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim
Kujtim Kllogjeri- 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrim
Admir Shyti- 10 vjet e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike
Gurim Misiri- 10 vjet burg për plagosje të rëndë me dashje
Domenico Vinci- 10 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotike
Andrea (Skënder) Lekli- 10 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentash
Ilir Sinaj- 10 vjet burg për mashtrim
Meliam Hameti- 10 vjet burg për vjedhje më anë të mashtrimit
Arif Arifi- 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh
Deniz Klironomi (Floroiu)- 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë
a.cupaj