Ky është momenti emocionues kur kapitenia Ana Allani takon djalin e saj pas 6 muaj pasi ishte me shërbim në Herat, Afganistan. Teksa publikon videon nga momenti i takimit mes nënës dhe të birit ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan se nuk i ka mbajtur dot lotët.
“Emocion dhe krenari!
Personalisht nuk i mbajta dot lotët! Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas 6 muaj shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj 2 vjeçar. #NënatNënUniformë #KrenariPërFA”- shkruan Xhaçka teksa poston videon.