Mosmarrëveshjet për shitjen e naftës bruto si lëndë e parë për Uzinën e Ballshit kanë çuar në ndaljen e kësaj të fundit duke nxjerrë sërish në protesta 1000 punonjësit e rafinerisë.
Shkak është mungesa e lëndës së parë, naftës bruto të cilën prodhuesi më i madh në vend Bankers Petrolium nuk pranon t’ia shesë kompanisë Tosk Energy që administron Uzinën e vetme të përpunimit të naftës në vend.
Në vend të kësaj Bankers e eskporton naftën bruto jashtë vendit. Pak dite më parë Autoriteti i Konkurencës ka urdhëruar Bankers te zbatojë kontratën për furnizim me naftë të rafinerisë së Ballshit.
Kjo është ndalesa e rradhes e punës në rafinerinë e Ballshit në të paktën 8 vitet e fundit. /a.rada