Balerini shqiptar, Kledi Kadiu ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në shtetin fqinj, Itali.
Kledi nuk e ka pasur asnjëherë problem të tregojë me krenari origjinën e tij.
Sipas revistës Who, ai ka qenë i ftuar në emisionin më të ndjekur të pasdites, ‘La vita in diretta’, që është prezantuar nga moderatorët më të mirë italianë. Balerini shqiptar ka folur për karrierën e tij në balet dhe televizion si dhe për jetën private.
Në fund të emisionit urimi i Kledit për Vitin e Ri tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht se ishte i ftuar në stacionin kryesor shtetëror në Itali, ‘Rai 1’, balerini vendosi të uronte në shqip të gjithë shqiptarët.
“Ju dërgoj urimet më të mira nga zemra. Gëzuar Vitin e Ri, ju puth shumë dhe vit të mbarë të gjithëve”, – ka thënë ai.
/a.rada
Kledi Kadiu, uron në shqip për Vitin e Ri në “Rai Uno” on Vidnews.