Emri i Lionel Messi është gdhendur në historinë e Barcelonës, por duke nisur që nga dita e sotme, emri i tij do të jetë i gdhendur edhe në fundshpinën e një modeleje.
Çmenduria vjen nga ish-fituesja e Miss BumBum, Suzy Cortez, e cila ka shkruar mbiemrin e yllit të Barcelonës shumë afër zonës intime, duke treguar dashurinë e saj për të. GJithashtu Cortez është e bindur se superstari argjentinas do të fitoj edhe një top tjetër të artë, teksa ka theksuar se ky vit do të jetë i suksesshëm për të.
“Jam e sigurt se lojtari më i mirë në histori do të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë” dhe çmimin “Fifa Best 2019″. Kam parashikuar këto gjëra duke bërë një tatuazh me emrin Messi dhe numrin 10 së bashku me mburojën e FC Barcelona për të festuar 120 vitet e klubit”. -thotë ajo për mediat braziliane.
Suzy, e cila u zgjodh si “muza” e Olimpiadës së Rio de Janeiro 2016 nuk është një emër i panjohur për Lionel Messin.
Në vitin 2016, 28 vjeçarja kishte nisur kontaktet me Messin, por gruaja e argjentinasit, Antonella bllokoi gjithçka, duke i zhdukur mesazhet dhe fotot seksi që modelja i kishte dërguar atij. /a.r