Është vetëm 34 vjeç e peshon 317 kg. Casey King tregon se kalon ditën duke ngrënë ushqime fast food dhe duke luajtur video games lakuriq.
Casey ka vendosur të ndajë historinë e vet në një reality show “Family by Ton” që u dedikohet familjeve të cilët në shtëpinë e tyre kanë të afërm obezë.
Ai tregon se është i papunë dhe jeton me të atin.
“Do të ha deri kur të vdes” thotë ai në kamera.
Një ditë normale e Casey është zgjimi në orën 12:00, më pas ngrënia dhe më pas vetëm lojra video games deri kur të vijë ora për gjumë. Nuk është një jetë shumë aktive
Një tjetër detaj që zbulohet është fakti se Casey luan lakuriq pasi asnjë rrobë nuk i bën.
Bën nxehtë në Georgia dhe të gjitha rrobat më rrinë ngushtë. Prandaj unë ulem lakuriq, mbyll derën dhe askush nuk më bezdis,
Komuniteti i lojrave është kthyer në një vend të sigurtë dhe të pranuar për të. Në këtë mënyrë ai i shmanget jetës së përditshme.
“Askush nuk më sheh mua. Kjo është bota ku unë dua të jetoj, të mos gjykohem për peshën time.
Banja nuk e zë prandaj ai detyrohet të lahet jashtë në një legen të madh prej alumini.
/a.r