Steve Jobs konsiderohet gjerësisht si një vizionar, i cili është përgjegjës për ndryshimin e botës duke udhëhequr krijimin e iPhone. Por në librin e ri të Brian Merchant thuhet se ambjenti stresues, i krijuar nga Jobs, i kushtoi punonjësve divorce dhe probleme me shëndetin mendor.
Në librin që tregon gjithçka, i quajtur “Pajisja e veçantë, historia sekrete e iPhone”, Merchant e ka portretizuar Jobs si një brigadier që vendoste punonjësit e kompanisë kundër njëri-tjetrit në kushte intensive, duke iu shkaktuar probleme katastrofike në jetën private.
Sipas librit, punonjosve të projektit të iPhone iu ishte thënë: “Ju duhet të hiqni dorë nga netët dhe fundjavat për disa vite, derisa të përfundojmë produktin”.
Inxhinieri Andy Grignon e ka quajtur punën profesionalisht një nga kohët më të këqija të jetës së tij dhe gjithashtu ka pretenduar se iPhone është aryseja për të cilën ishte divorcuar. Kjo gjë është pohuar nga shumë punonjës të Apple.
Steve Jobs e ndau punën në dy grupe, P1 dhe P2, duke i kthyer kundër njëri-tjetrit, aq sa drejtuesit e tyre nuk mund të qëndronin në një zyrë.
Grignon e ka përshkruar projektin: “Një sup mjerimi, ku tenxherja e presionit ishte e mbushur me një grup njerëzish shumë të zgjuar me një afat të pamundur në një mision të pamundur”.
Jobs gjithasht ka këmbëngulur në ruajtjen e fshehtësisë për projektin, pasi sipas një punonjësi, ai ishte thjesht “një paranojak i natyrshëm”.
Sipas The Sun, ai e ka zgjedhur zyrën ku kanë punuar, e cila u njoh me kodin “Lejla”, vetëm se nuk kishte dritare. As sanitarët nuk janë lejuar të pastrojnë, pasi Steve kishte frikë se do të shihnin se çfarë shkruhej në tabela.
Përpos këtyre detaje, duhet të theksohet niveli i sigurisë ka qenë shumë i lartë. Zhvilluesi kryesor i softuerit të iPhone, Scott Forstall ka thënë: “Kishim dyer që lexonin distinktivin, kishte kamera dhe për të hyrë në laborator duhej të tregoje distinkstivin në katër vende të ndryshme”. Gjithashtu kishte postera, të cilat u kujtonin punonjësve ta ruanin projektin sekret.
Steve Jobs njihej për temperamentin e tij të nxehtë dhe taktikat e pazakonta që kishte për biznesin. Ai ka shkarkuar punonjës në publik dhe pa paralajmërim. Në libër thuhet po ashtu se Jobs ishte një nga pengesat më të mëdha për suksesin e iPod dhe krijimin e iPhone.
/a.rada