Prodhuesi kinez i smarfonëve “Huawei” ka sanksionuar dy punonjës që kishin përdorur “iPhone”, smartfoni i prodhuar nga rivali i tij i madh amerikan “Apple”, për të publikuar mesazhe në profilet “Twitter” të kompanisë, sipas burimesh të brendshme.
Ky incident ka ndodhur më 1 janar, kur kompania publikoi urimet e Vitit të Ri që i drejtoheshin abonentëve të saj në rrjetin social.
Mesazhi “Happy #2019” i nxjerrë nga “Huawei” shoqërohej me një shënim të vogël që tregonte se ishte dërguar nga “Twitter për iPhone”.
Marques Brownlee, një youtubër i famshëm amerikan, bëri një fotografi dhe e shpërndahu me tre milionë ndjekësit e tij. Menjëherë pas shpërhapjes së informacionit, firma kineze e fshiu mesazhin origjinal.
I punësuari që bëri këtë gabim dhe kreu u marketingut në internet u gjobitën me 640 euro për shkak të impaktit negativ që kishte ky incident.
/a.rada