Një vajzë e re me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet në Itali. Ajo akuzohet për një vrasje në shtetin fqinj, ngjarje që ka ndodhur në 1 janar të këtij vitit.
E arrestuara është 24-vjeçarja Aurela Perhati, që akuzohet se ka vrarë shtetasin Massimo Garitta.
E pyetur nga hetuesit, vajza e re ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se e ka marrë në makinën e saj viktimën më 31 Dhjetor 2018 dhe e ka çuar në një fushë, ku e ka shtypur me mjet.
Hetimet e kryera nga karabinierët çuan te shqiptarja pasi numri i marmitës së makinës “Lancia Y” të vajzës, mbeti i stampuar te xhupi i viktimës, Massimo Garitta.
Përveç kësaj, gjurmët e gomave të makinës së 24-vjeçares përputheshin me ato të gjetura në vendngjarje.
Nuk dihet arsyet që detyruan shqiptaren të vrasë italianin, ndërsa për këtë të fundit raportohet se është me precedent penalë, dhe përdorues droge.
/a.rada