Pas kërkimeve intensive për 5 ditë më radhë, është gjendur trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari. Mësohet se trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet në breg të liqenit të Pogradecit dhe se ai eshte nxjerre ne breg nga dallgët e forta. Polumbarët nuk mundën që të vijonin kërkimet sot për shkak të temperaturave të ulëta. Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit./a.meta