Imazhet e para të La Ligës në vitin 2019 e kanë parë Real Madridin qe i eshte bërë garda e nderit në stadiumin “de la Ceramica” nga Villarreal, një gjë e pazakontë pasi që garda e nderit bëhet vetëm në rastet kur një ekip fiton La Ligan para kohe. Për Villarrealin kjo ishte si një shenjë respekti për Los Blancos të cilët fituan Botërorin e klubeve më 22 dhjetor, derisa vitin e kaluar ata fituan për herë të tretë Ligën e Kampionëve.Real Madridi nuk ia kishte bërë gardën e nderit Barcelonës sezonin e kaluar, pasi që sipas tyre, Barcelona kishte refuzuar t’ia bënte atyre gardën e nderit një vit më parë.
Arsyeja që kishte dhënë klubi katalunas në atë kohë ishte që ata marrin pjesë në gardën e nderit te kundërshtarëve ku ata janë ende në garë për atë trofe.
Nga ana e tyre, Villarreal lëshoi një deklaratë të mërkurën duke shpjeguar që ata dëshirojnë që ta respektojnë Real Madridin pasi që është një skuadër e cila sapo ka fituar një titull.
Ata kishin bërë një gardë të nderit të njëjtë edhe në maj për Barcelonën kur ata tashmë ishin kurorëzuar kampionë.
Katër minuta para se të fillojë ndeshja, Real Madridi doli në fushë kurse nëndetësja e verdhë tashmë ishte rënditur në gardën e tyre të nderit para hyrje.
Megjithatë, lajmërimi nga Villarreal që ata do ti bëjnë gardën e nderit është përkrahur nga tifozët kundërshtarë, disa tifozë vendas kanë filluar të fishkëllejnë për gjestin e ekipit të tyre.
Santi Cazorla është përshëndetur me ish shokun e skuadrës Isco me një përqafim të madh derisa skuadrat ishin në tunel.Ata kanë luajtur bashkë në Malaga dhe Cazorla ishte i pari që e ka uruar atë dhe lojtarët e tjerë të Real Madridit para se të dalin në fushë, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)