Viti 2019 duket se vjen me ngarkesat e ashpra të 2018 per klasen politike. Kryeministri Rama, perballjen e pare s’e ka me opoziten, por me studentët, që kanë paralajmëruar rinisjen e protestave më 7 janar. Kabineti qeveritar vjen këtë vit i rifreskuar, por fjala e fundit pritet nga Presidenti Meta për 8 ndryshimet e reja ne qeveri. Precedenti për refuzim u ‘shpik’ nga Presidenti ne rastin e Sandër Lleshajt, ndaj s’eshte çudi te kemi ‘surpriza’.
Me zgjedhjet lokale në prag, dështimi i Reformës Zgjedhore dhe i votimit elektronik do të ndezë më shumë tensionin politik. PD- LSI kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe vendore në një ditë. Mazhoranca s’e ka marre ne vleresim nje kerkese te tillë. Zgjedhjet lokale pritet të reflektohet edhe në përgjigjen që Shqipëria pret nga Brukseli për hapjen ose jo të negociatave ne 2019. Rumania, e cila mori Presidencën e radhës së BE-së, ka deklaruar hapur se do të jetë një avokate e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë. /a.meta/javanews.al