Mesfushori Elvis Rexhbecaj ka refuzuar që të luajë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ëndrra e tij është që ta përfaqësoj Gjermaninë. 21-vjeçari, i cili debutoi te Volsfburgu në Bundesligë po kalon një formë mjaft të mirë duke u aktivizuar në plot 11 takime me “ujqërit”.
Në një prononcim për ‘SportBuzzer’, ka treguar se ndihet gjerman dhe ëndrra e tij është të veshë fanellën e “panzerave”
“Kur isha dy vjeç, kam ardhur në Gjermani me familjen time. Fillimisht jetonim në Brandenburg, me shumë vështirësi. Për ne fëmijët ishte e lehtë, por për prindërit tanë nuk dukej kështu. Babain nuk e shikoja asnjëherë në shtëpi, sepse kishte shumë punë për të bërë. Nuk do e harroj kurrë një histori, teksa shokët tanë i kishin këpucët e reja, ndërsa unë dhe vëllai im nuk e kishim këtë mundësi.
Kur babai na erdhi një ditë me disa këpucë të reja, sa shumë që jemi gëzuar. Po, që kur isha fëmijë së bashku me vëllain tim praktikoheshim duke bërë xhiro me bicikletë. Gjatë çdo dite, pavarësisht sesi mund të dukej moti. Të paktën 20 minuta për xhiro, do të gjendesha në biçikletë.
Tani nuk kam më probleme gjatë kohës kur vrapoj. Paratë po ndikojnë në futboll e kjo më shqetëson edhe mua. Dikur ishim futbollistw normal, sot bëhet fjalë për milliona dollarw. Do të ishte ëndërr që të luaja për Gjermaninë. Megjithatë, së pari duhet të kemi vazhdimësi, të tjerat do të vijnë vetë”, shprehet Rexhbecaj. (Panorama Sport)