Laçi është kthyer në fabrikë talentesh, sepse është klubi i vetëm në Superiore që mundohet të arrijë suksesin nëpërmjet të rinjve, duke duruar dhe besuar, ashtu si bëri me Myrto Uzunin, i cili tashmë shkëlqen në Kroaci.
Para pak kohësh Laçi ktheu në Superiore Sherif Kallakun, këtë sezon ktheu Elvi Berishën dhe në këtë merkato janari po ndjek të njëjtën rrugë
Emri i ri që është bashkuar me kurbinasit është mbrojtësi Irlian Ceka, i cili e kishte arritur marrëveshjen prej kohësh dhe tashmë është zyrtarisht i Laçit.
Pjesë e Shqipërisë U21, Ceka ka nënshkruar për dy vite e gjysmë, bëjnë me dije burime të Sportekspres.com pranë klubit të Laçit.
Në të shkuarën Ceka ka qenë pjesë e moshave të Romës, për të kaluar tek Askoli dhe Lacio. Nga lacialët kaloi te Sambenedettese, ku luajti sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon nuk gjeti dot ekip në pjesën e parë të sezonit, ndaj është stërvitur dhe ka pritur merkaton e janarit.
a.cupaj