Мinistrja serbe për Integrimin Evropian, Jadranka Joksimoviq, ka reaguar ndaj krijimit të pikave të përbashkëta Kosovë-Shqipëri. Ajo deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se “kufiri Kosovë – Shqipëri më nuk ekziston”, e ka quajtur të rrezikshme dhe e ka “cilësuar si fillim të rrënimit të themeleve që i ka vënë OSBE dhe BE e që e bëjnë Evropën unike e të lirë”, shkruan koha.net.
Joksimoviq për Tanjug ka thënë se me këtë deklaratë Haradinaj “në mënyrën më brutale e ka rrezikuar rendin evropian” dhe ka shtuar se “aktivitetet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë nuk janë në përputhje me vlerat themeltare të Evropës”./a.meta