Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrën e Radhimës në Vlorë. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre. Ndërkohë zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Gjithashtu edhe forcat e policisë ndodhen në vend për të siguruar njerëzit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm./a.meta