Në vitin 2019 parashihet të ndodhin dhjetë ngjarje të rëndësishme në botë. Më poshtë është lista kronologjike e 10 ngjarjeve më të rëndësishme.
Një president i ri në Brazil 1 janar:
I zgjedhur në tetor, Jair Bolsonaro, ish-ushtarak i së djathtës ekstreme, pritet të nis mandatin për 4 vite në fuqinë më të madhe ekonomike të Amerikës Latine.
Zgjedhjet të përgjithshme në Nigeri 16 shkurt:
Zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Nigeri, shteti me popullsinë më të madhe dhe fuqia e parë ekonomike afrikane, por edhe vendi ku xhihadistët janë aktivë.
Referendumi i kushtetutës në Kubë 24 shkurt:
60 vjet pas revolucionit, kubanezët pritet të shkojnë në referendum për një kushtetutë të re, që për herë të parë njeh ekonominë e tregut, pronën private dhe hap mundësinë e martesave homoseksuale.
Brexit 29 mars:
Britania e Madhe pritet të largohet nga Bashkimi Europian në orën 00:00, me orën e Belgjikës. Ështe hera e parë që kjo ndodh në historinë e ndërtimit të Europës.
Zgjedhjet presidenciale në Algjeri Prill:
Parashikohen zgjedhje presidenciale ne Algjeri. Kandidimi i 81-vjeçarit, Abdelaziz Bouteflika në pushtet që në vitin 1999, mbetet i pasigurt. Akihito abdikon 30 prill: Perandori 84-vjeçar i Japonisë, Akhito pritet të heq dorë nga froni dhe t’i jap titullin djalit të tij, Naruhito.
India voton Prill:
Zgjedhje legjislative në Indi, demokracia më e populluar në botë. Kryeministri Narendra Modi, nacionalist hindu, pritet të prezantohet për një mandat të dytë.
Parlamenti i ri Europian 23-26 maj:
Dy muaj pas Brexitit, pritet të ndryshohet Parlamenti Europian në Strasburg, i cili do numërojë tashmë 705 deputetë.
Ragbi në Japoni 20 shtator:
Pritet të fillojë Kupa e Botës në Regbi, në Japoni. Është hera e parë që Azia pret këtë eveniment.
Atletikë në Katar 27 shtator:
Katari do ta pres Kampionatin Botëror të Atletikës, ku ka përgatitur masa të reja kundër nxehtësisë si për shembull një maratonë gjatë natës dhe një stadium të klimatizuar./ 21 Media./a.meta