Mijëra banorë në njësinë e Xarrës, në Konispol, kalojnë orë të tëra pa energji për shkak të rrjetit shpërndarës plotësisht të amortizuar. Luhatjet e vazhdueshme të voltazhit të energjisë kanë nxjerrë jashtë funksionit qindra pajisje elektroshtëpiake dhe makineri industriale, thonë banorët e fshatit Mursi, ku përveç 1100 lidhjeve me familje ushtrojnë aktivitetin edhe rreth 150 binese.
Odise Mano që ka një fermë të vogël blegtorale, thotë se has pengesa për të zhvilluar agroturizmin, pasi mungesa e vazhdueshme e energjisë nuk garanton asnjë shërbim.
Banorët kanë drejtuar kërkesa të panumërta për zgjidhjen e problemit, por ndërhyrjet e pakta në rrjet po cënojnë cilësinë e jetës në këtë zonë. Banorët thonë se niveli i shlyerjes së detyrimeve është 100% dhe se që prej 2013-ës janë shlyer edhe detyrimet e prapambetura të emigrantëve.
Që prej kohës kur në këtë njësi është investuar për elektrifikimin dhe ngritjen e rrjetin shpërndarës popullsia mendohet se është katërfishuar ndërsa ngarkesa mbi të njëjtin rrjet të ndërtuar rreth viteve ‘70 është rritur me 12 herë./a.meta