45 vrasje me dashje dhe 97 vrasje të mbetura në tentativë. Ky është bilanci i krimeve në 2018-në. Shifra që tregojnë se përplasjet mes bandave kriminale kanë qënë të fuqishme përgjatë këtij viti. Shkodra, Tirana, Durrësi dhe Vlora janë tronditur nga vrasjet mafioze. Një i marrë në Selenicë shkaktoi tragjedinë më të rëndë në Shqipëri në 2018-në. Ritvan Zikaj shoi 3 familje duke vrarë 8 persona dhe do të mbahet mend si “Monstra e Selenicës.
13 janar 2018/ Atentat Lul Kullës në Shkodër
I njohur si i forti dhe gjobëvënësi në Shkodër, Lul Kullës, i bëhet atentat në 13 janar të këtij viti. Më shumë se 500 gr eksploziv ka shpërthyer pak metra larg makinës së Lulzim Kullës, por ky u fundit arriti të mbijetonte. Pamjet e shpërthimit në Shkodër, ngjanin si një akt terrorist ku 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Thuajse çdo gjë u shkatërrua, por Lul Kulla shpëtoi.
Njëra këmbë iu pre dhe sot ka probleme me dëgjimin. Pikërisht ky atentat do të bënte që Shkodra përgjatë 2018-së të cilësohej si “Palermo”, pasi vrasjet dhe zhdukjet do të pasonin njëra-tjetrën. Për atentatin ndaj Lulzim Kullës, sot janë në pranga 3 të rinj nga Elbasani. Ata dyshohet se janë paguar për të eleminuar 42-vjeçarin. Duket se pakti mes bandave kriminale në Shkodër nuk ekzistonte më, çka ka bërë që qytetarët të njihen me dy familje të mëdha kriminale që po tetonin të vrisnin njëri-tjetrin, familje Bajri dhe familjen Lici, të cilat sapo kishin dalë në skenë për publikun.
14 janar 2018/ Vritet Emiljano Boçi
24 orë pas atentatit ndaj Lulzim Kullës, dora e krimit zhvendoset në Tiranë. Mbrëmjen e 14 janarit, Emiljano Boçit i bëhet atentat duke e lënë në vdekur në vend, ndërsa shoku i tij u plagos. Boçi kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Gjermania dhe u qëllua pas shpine më shumë se 3 herë brenda makinës së tij. Vrasja e Boçit dyshohet se mund të lidhet me përplasjet e drogës. 32-vjeçari ishte pjesë e një grupi droge në Gjermani dhe mendohet se dikush tjetër ka paguar për t’a eleminuar.
8 muaj pas kësaj vrasje, Policia arrestoi vrasësin e Emiljano Boçit, Hektor Xheçuka. 30-vjeçari i cilësuar si një “killer i rrezikshëm”, u arrestua duke u kthyer nga Greqia në pikën kufitare të Kakavijës. Xhecuka sipas Policisë dhe Prokurorisë është një vrasës i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të ketë kryer edhe vrasje të tjera.
Prokuroria thotë se ka në dorë prova shkencore që e lidhin Xhecukën me vrasjen e Emiljano Bocit, por deri më tani kjo dosje është mbajtur sekret. 30-vjeçari mohoi se ka vrarë Emiljano Boçit dhe ka refuzuar deri më tani të bashkëpunojë me drejtësinë.
21 janar 2018/ Aldison Belulaj vret Ariela Muratin
Historitë e dashurisë dhe krimet në familje kanë tronditur opinonin publik në 2018-në. Në 21 janar 2018, Aldison Belulaj vrau ish të dashurën e tij Ariela Muratin dhe më pas qëlloi me 1 plumb në kokë vetën. Ngjarja e rëndë tronditi kalimtarët, të cilët i panë dy të rinjtë të shtrirë në tokë. Ariela Murati vdiq në vend, ndërsa Aldison Belulaj ndërroi jetë një javë më vonë në Spital. Shkak i vrasjes ishte fakti se Aldison Belulaj nuk e pranonte dot ndarjen nga Ariela Muratin. 21-vjeçarja i kishte thënë Belulajt që nuk mund të lidhej me të dhe në një gjëndje të rëndë psikologjike, Aldison Belulaj bleu një pistoletë dhe qëlloi Ariela Muratin. Dy të rinjtë me origjinë nga i njëjti fshat, Zharrëza i Fierit kishte përfunduar shkollën së bashku dhe më pas kishin ardhur në Tiranë. Ngjarja bëri që të reagonin edhe familjarët e viktimave për të shmangur ndonjë hakmarrje tjetër. Ariela Murati ishte nisur në komisariat për të denoncuar Aldison Belulajn, ndërkohë që nga mesazhet telefonike ajo i thoshte shpesh motrës se Belulaj po e kërcënonte dhe kishte frikë nga ai.
29 janar 2018 / Vritet Devi Kasmi
Një atentat mafioz iu bë 41-vjeçarit Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit 2018. Dëfrim Kasmi njihej me pseudonimin Dëfrim “qorri”. Ai njihej ndryshe edhe si “fantazma”. Asnjë foto e tij nuk ka qenë publike dhe për këtë arsye njihej me nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën. 42-vjeçari ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës në Francë dhe në Spanjë. Në banesën e 42-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike. Personi që dyshohet se vrau Devi Kasmin dhe është sot i arrestuar. Ai është greku Efthymiou Efthymious, i cili qëlloi me 5 plumba Kasmin.
Ndërkohë Aurel Hoxhallari është kreu i këtij grupi dhe ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Devi Kasmi dyshohet se u vra pas një porosie që erdhi nga Greqia për ekzekutimin e tij. Por greku i arrestuar, bashkë me 3 personat e tjerë nuk kanë pranuar krimin dhe as nuk kanë treguar për porositësin. Ekzekutimi i Dvi Kasmit u përgatit në një vilë në zonën e Mëzezit në Tiranë, ku grupi kriminal kishte bazën e tij.
14 shkurt 2018/ Vritet Memli Begalla
64-vjeçari Memli Begalla ishte duke u kthyer në shtëpi mbrëmjen e 14 shkurtit kur një person afrohet dhe e qëllon me 1 plumb në kokë. Begalla gjeti vdekjen e menjëhershme ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdoren këtë tunel për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguar me një makinë BMV siç duket nga këto pamje. Personat që vranë Begallën janë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi, të cilët janë arrestuar nga uniformat blu pak ditë pas ngjarjes. Policia i mbajti në vëzhgim Denis Demirin dhe Ardjan Serezin dhe në një bashkëbisedim që ata kishin me njëri-tjetrin në një bar-kafe, shpreheshin se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”. Pikërisht ky përgjim çoi në arrestimin e tyre dhe sigurimin edhe të disa provave të tjera shkencore që u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe që u morën tek makina BMV. Vrasja e Memli Begallës lidhet me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardjan Serezi. Konflikti që kishte për pagesën e kësaj saie droge, bëri që Ardjan Serezi të organizonte vrasjen e Begallës në datën 14 shkurt.
Vrasja e Mario Majollarit 10 prill 2018
Mario Majollari kishte vetëm pak muaj që iu refuzua azili në Suedi dhe ishte kthyer në Shqipëri. Frika për ndonjë hakmarrje nga familja Gjuzi, për shkak të disa vrasjeve të ndodhura në vitin 2000 ku ishte përfshirë babai i tij, bëri që Majollari të kërkonte azil në Suedi. Parandjenja e 28-vjeçarit për ndonjë hakmarrje rezultoi e vërtetë. Kastriot Gjuzi mbrëmjen e 10 prillit vrau Mario Majolarin në një rrugicë pranë banesës së tij. I riu ishte duke u kthyer në shtëpi kur u ekzekutua. Policia shkoi për kontroll në banesën e Kastiot Gjuzit, por trezultoi se ai ishte arratisur drej Kosovës. Gjuzi u ndalua pak muaj më vonë në Kosovë dhe u soll në Shqipëri ku po përballet me akuzat e ngritura nga prokuroria. Pavarësisht se nuk ka prova bindëse, fakti se Kastiot Gjuzi u largua ditën e vrasjes së Mario Majollarit dhe historitë e përplasjeve në vitin 2000 e lidhin atë me ekzekutimin e 28-vjeçarit. Në vitin 2000 babai i Mario Majollarit, Avni Majollari, vrau Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit. Fqinjët e Mario Majollarit e përshkruajnë atë si një djalë të mirë dhe nuk kishte lidhjet me historitë e babait. Mario Majollari iu refuzua azili në Suedi, pasi policia shqiptare i kishte kthyer përgjigje shtetit suedez se ai ishte i sigurt në Shqipëri dhe nuk i rrezikohej jeta.
8 qershor 2018 / Xhafer Mata vret Xhuljeta Çunin
Dy orë para se maturantja Xhuljeta Çuni të futej në provimin e Gjuhë-Letërisë, ajo u vra nga ish i dashuri Xhaferr Mata. Një tjetër vrasje për shkak të dashurisë së prishur që përfundoi tragjikisht me dy të vdekur. Xhafer Mata pasi vrau Xhuljeta Çunin qëlloi më pas edhe veten. Krimi i dytë tragjik që tronditi vendin brenda 6 muajve. “Më detyrohesh shumë, prej teje shkatërrova familjen, lashë gruan dhe fëmijën, të kam ndihmuar dhe me para”, ishin mesazhet e Xhafer Matës, para se ai të vriste ish të dashurën. Një kalimtare i është drejtuar duke e pyetur se përse e vrau, ndërsa Xhafer Mata është përgjigjur i qetë “Mirë ia bëra që e vrava”. Xhaferr Mata prej kohësh kishte përzënë gruan nga shtëpia dhe prej disa kohësh kishte krijuar një lidhje me 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, por që maturantja më pas kishte refuzuar të vijonin lidhjen.
Zhduken në Shkodër Gezim Hysa dhe Agron Molla
Në muajin qershor 2 persona u zhdukën në Shkodër pa lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla dolën nga banesat e tyre për të takuar dikë, por më pas nuk janë gjetur më. Asnjë shenjë jete, asnjë telefonatë dhe asnjë provë që të tregojë vendndodhjen e tyre. Kjo bëri që bashkëshortja e Gëzim Hysës të denoncojë zhdukjen e tyre.Gëzim Hysa dhe Agron Molla dyshohet se mund të jenë të përfshirë në një konflik me një grup kriminal në Shkodër, por nuk janë gjetur prova nga Policia.
14 korrik 2018/ Vritet Kejsi Hysa
Konflikti për 50 kg hashash bëri që në Nikël të Fushë Krujës të vritet Kejsi Hysaj. 34-vjeçari u vra dhe u gropos brenda një parcele me kanabis në Nikël. Autor të kësaj ngjarje ishtin Hysni Ramaj dhe Agron Tufa të shpallur në kërkim. Para Policisë Hysni Ramaj tregoi se konflikti mes Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse Hysa i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis, të cilat Ramaj i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte. Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes së bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash, e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave të fshatit Shelqetit. Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin, por aty e kanë vrarë.
15 korrik 2018/ Vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci
Nga janari kur iu bë atentat Lulzim Kullës deri në 15 korrik, Shkodra kishte rënë në qetësi. Por nga kjo datë deri në muajin tetor, Shkodra doli nga kontrolli i Policisë, ku vrasjet ishin të njëpasnjëshme. Në 15 korrik vritet Boran Bërcana dhe Silvi Ndoci brenda makinës së tyre. Këto janë pamjet ekskluzive që Report TV transmetoi ku një person i maskuar afrohet dhe qëllon me breshëri kallashnikovi Bërcanën dhe bashkëjetuesin e tij. Të dy gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që fatmirësisht fëmija i tyre 5-vjeç i shpëtoi plumbave. Fëmija ishtë në gjumë në sendiljen e pasme dhe ai ka qëndruar i vetëm në makinë për 5 orë, ndërkohë që prindërit e tij kishin vdekur.
Vrasja e Bërcanës dhe Ndocit është kryer për shkak të përplasjeve mes bandave në këtë qytet. Ish-polici Boran Bërcana dyshohet se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend por edhe jashtë Shqipërisë. Prishja e konflikteve solli edhe ekzekutimin e çiftit. Mënyra se si u vranë Boran Bërcana e Silvi Ndoci, tregon për një vrasje mafioze, ku autorët nuk lanë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes. Edhe kjo vrasje u pa si një përplasje mes familjes Lici dhe Bajraj në Shkodër. Boran Bërcana ishte mik i familjes Bajri dhe dyshohet se ekzekutimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë.
8 gusht 2018/ Vritet Fabardh Lici
Shkodra nuk gjen qetësi.
Në 8 gusht vritet në një atentat mafioz Fabardh Lici, kunati i Lul Kullës që iu bë atentat me tritol në muajin janar. Lici ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit, kur dy persona afrohen dhe e qëllojnë me breshëri kallashnikovi. Fatbardh Lici gjen vdekjen e menjëhershme. Tashmë grupet kriminale në Shkodër kishin filluar eleminimin direkt të njëri-tjetrit dhe përplasja mes familjeve Lici dhe Bajraj kishte marrë një tjetër dimension. Fatbardh Lici ishte vëllai i Mustafa Licit, anëtarit të Këshillit Bashkiak Shkodër. Pavarsisht se Fatbardh Lici ishte i akuzuar për një tjetër vrasje vite më parë, Policia beson se ajo lidhet direkt me grupin Bajri, por që nuk ka sot në dorë prova të mjaftueshme. Pas kësaj ngjarje familja Lici u ngujua dhe Mustafa Lici hodhi akuza se shteti po bashkëpunon me bandat në Shkodër. Qyteti verior është kthyer në një betejë të ashpër përplasjes mes bandave kriminale, aq sa qytetarët dhe përfaqësuesit fetar bën apel që të ndalej kjo luftë.
10 gusht 2018/ Ritvan Zykaj vret 8 persona
Asnjë herë më parë në Shqipëri një person i vetëm nuk kishte vrarë 8 qytetarë të tejrë. Madje as në vitin e mbrapshtë 1997-të. 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau 8 të afërm të tij, me arsyjen se e akuzuan për vjedhjen e pulave. Ngjarje e ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës por që tronditi gjithë Shqipërinë.
Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkeshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkeshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.
Policia zhvilloi një operacion përgjatë gjithë natës që çoj në pranga Ritvan Zykajn. “I vrava se më akuzuan për vjedhjen e pulave” ishin fjalët e Ritvan Zykajt në Polici. Ai është shfaqur I qetë dhe pas asnjë shenjë pendese. Në sallën e gjyqyt monstra I Selenicës ishte me sy të nxirë. Banorët e fshatit Resulaj në Selencië ishin të shokuar nga ajo se çfarë ndodhi. Kjo masakër në Selenicë tregoi edhe njëherë se mbajtja e armëve pa leje, sjell që të humbin jetën njerëz të pafajshëm.
1 shtator 2018/ Vritet Arjan Ferracaku
Përsëri Shkodra.
Arjan Ferracaku vritet në 1 shtator në momentin që ishte duke kaluar në zonën e Hidrovorit në Dobraç të Shkodrës. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi nga dy persona, por që deri më sot Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë. 30-vjeçari nuk kishte konflikte. Ai zotëronte disa biznese në Shkodër dhe dyshohet që grupe kriminale në këtë qytet ti kenë vendosur gjobë. Por as kjo pistë nuk ka prodhuar ndonjë orjentim për hetuesit që të bien në gjurmë të vrasësve. Dy atentatorët e kanë pritur gjatë Arjan Ferracakun që të shkonte te një zonë fushore për t’a vrarë. Dy persona të tjerë që ishin bashkë me 30-vjeçarin u larguan nga frika.
Edhe kjo vrasje dyshohet se është bërë në kuadër të përplasjeve mes grupeve kriminale në qytetin verior. Pas kësaj vrasje ne Shkodër familjet e mëdha filluan të mbroheshin për shkak se ishte shtuar numri i vrasjeve dhe atentateve. Dyshohet se pas këtyre vrasjeve në qytetin verior qëndron një dorë, por Policia dhe Prokuroria kanë qëndruan në vendnumro për sa i përket zbardhjes së tyre.
21 shtator 2018/ Goditet grupi Bajri
Pas 4 të vrarëve dhe dy të zhdukurve, Policia e Shtetit vendos të ndërhyjë në Shkodër. Mbrëmjen e 21 shtator në një operacion të zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam të Hollandës u godit grupi kriminal Bajri, të cilësuar si një grup i rrezikshëm kriminal. Në pranga ranë Safet Bajri, Behar Bajri, Samet halluni, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Armir Grimaj, Fabjol Rexhepi, Ismet Idrizi , Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Më von në Spanjë u arrestua edhe kreu I grupit kriminal Bajri, Enver Bajri.
Të gjithë akuzohen për grup të strukturuar kriminal, për një vrasje të bërë 10 vite më parë, por jo për ngjarjet e fundit që ndodhen në Shkodër. pavarësisht se Policia dyshohon që grupi Bajri qëndron pas vrasjeve në Shkodër, nuk ka sot në dorë prova për ti akuzuar në gjykatë.
Pas arrestimit të grupit kriminal Bajri, Shkodra duket se gjen qetësi për momentin, ndërkohë që rivalët e tyre, familja Lici, qëndrojnë të ngujuar.
4 tetor 2018/ Përplasja në ish-Bllok
Ujërat e qeta të kryeqytetit për sa i përket ngjarjeve kriminale, u turbulluan mbrëmjen e 4 tetorit ku një përplasje me armë shkaktoi një të vdekur dhe dy të plagosur.Mes personave të përfshirë në këtë ngjarje ishte Ervis Martinaj, i cilësuar si një ndër personat më të rrezikshëm në Tiranë dhe me influencë deri tek drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit.
Fabjan Gaxha mbeti i vrarë ng kjo përplasje, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Report TV arriti të sigurojë eskluzivisht videon e përplasjes në ish-Bllok dhe atë që ndodhi brenda 2 minutave e 30 sekonda në lokalin “Monopol”.
Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, bashkë me Mervjol Bilon dhe Fabjol Alushin u konfliktuan në ambjentet e jashtme të lokalit Monopol me Eldi Dizdarin, nipin e Arbër Çekajt. Shkak i konfliktit dyshohet se mund të jetë një borxh për drogën. Në këtë moment Eldi Dizdari lajmëron Ervis Martinajn për atë që kishte ndodhur dhe 36-vjeçari organizon grupin e tij për tu takuar me Ervin Matën. Gjithçka ka ndodhur për faktin se Ervin Mata dyshohet se i ka thënë Eldi Dizdarit që “nuk pyes as për ty as për Ervis Martinajn”. Sot në burg për këtë ngjarje qëndron Ervis Martinaj dhe Eljo Hato, ndërkohë që në kërkim mbeten Ervin Mata dhe Mervjol Bilo, ky i fundit dyshohet se qëlloi me armë. Kjo ngjarje ngriti dyshime edhe për drejtësinë, pasi ne telefonin e Ervis Martinajt janë gjetur komunikime me drejtues të lartë të uniformave blu, gjithashtu gjurmët e barutit në duar Ervis Martinaj i janë marrë me vonesë nga ekspertët. Kjo ka bërë që Prokuroria të mos ketë të dhëna të sakta përsa i përket personave që qëlluan brenda lokalit “Monopol”.
7 Nëntor 2018 / Vritet Edison Harizaj e Genci Caci
Il Padrino i Vlorës, Edison Harizaj vritet në një atentat mafioz në Durrës. Harizaj iu bë pritë nga dy makina të tjera dhe i vdekur mbeti edhe shoku i tij i ngushtë Genci Caci. 39-vjeçari cilësohej si i paprekshëm në Vlorë dhe emri i tij kur nuk ishte përmendur qoftë nga Policia, por as nga bota e krimi. Kjo pasi cilësohej si një person me influencë të madhe. Ishte hetuar për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, por që nuk u gjetën prova në atë kohë. “Faqedjeguri” i akuzuar për zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes në Vlorë, sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ishte i paprekshëm. Por duket se 5 persona organizuan vrasjen e tij dhe e bënë këtë gjë në qytetin e Durrësi, aty ku Edison Harizaj kishte vrarë dy persona në vitin 1999 dhe kishte bërë 13 vite burg. Atentati ndaj Harizajt dyshohet se u porosit nga Belgjika dhe Policia gjeti njërën prej makinav që u përdor për vrasjen, të djegur në qytetin e Durrësit. Në kërkim Policor sot për këtë vrasje është një i ri nga Vlora, emri i të cilit mbahet sekret nga Policia.
Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës dhe mendohet se atentatorët e kanë ndjekur gjatë gjithë kohës. Një makinë i bllokoi rrugën në kundravajtje duke bërë që Harizaj të devijonte dhe aty u qëlluam me breshëri kallashnikovi.
Zhdukjet në Vlorë
23 të zhdukur dhe të rrymbyer. Ky është bilanci i të zdhukurve në qytetin bregdetar të vlorës. Mes emrave më të njohur që janë zhdukur janë Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe. Dushohet se zhdukja e Albano Xhaferri është porositur nga Edison Harizaj dhe Report Tv ka arritur të sigurojë pamjet e moment kur u mor në një makinë Albano Xhaferri. Edhe Elvis troqe u zhduk pas asnjë gjurmë dhe sot nuk ka të dhëna për vendodhjen e tyre.
14 nëntor 2018/ Vritet Fatos Ferracaku
Peshkatari Fatos Ferracaku u vra në mes të Shkodrës nga dy persona mesditën e 14 nëntorit. Ai ishte duke shitur peshk kur u qëlluam nga dy persona me maskë dhe që më pas u larguan me motorr.
Babai i 4 fëmijëve dyshohet se mund të jetë vrarë për shkak se ka parë ekzekutorët e Arjan Ferracakut, kushuririt të tij. Ka të dhëna që Fatos Ferracaku ishte pranë zonës së Hidrovorit në Shkodër në datën 1 shtator 2018, ditë kur u vra Arjan ferracaku. Fakti që ka parë autorët e kësaj vrasje të largohen në këmbë, ka bërë që ata të organizojnë edhe vrasjen e 40-vjeçarit. Edhe për këtë vrasje në Shkodër Policia dhe Prokuroria nuk kanë asnjë të dhënë për autorët.
5 të vrarë, 2 të zhdukur dhe 1 atentat në Shkodër përgjatë 2018-të, tregojnë se ky qytet tashmë zotërohet nga bandat kriminale që kanë për qëllim eleminimin e rivalëve.
Edhe ditët e fundit të 2018-së ishin të përgjakura. Brenda pak ditëve 4 persona u vranë në dy ngjarje të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan. 17-vjecarja Griselda Gjikola u vra gjatë tentativës për të ekzekutuar Erion Bengën. Gjikola ishte në makinë me Erion Bengën kur një plumb i dalë nga arma e një 19 vjeccari e goditi në kokë. Ngjarja e rëndë tronditi Tiranën, ndërkohë që autori nuk u arrestua nga Policia.
Mbrëmja e 29 dhjetori riktheu përsëri vëmendjen e gjithë strukturave shtetërore në Elbasan. Një atentat me armë zjarri solli vrasjen e 3 personave. Endrit Alibej, Arben Gylgjeri dhe një shtetas truk mbetën të vrarë nga pranë zonës së Metarlugjikut në Elbasan. Objektiv i këtij atentati ishte Endrit Alibej i arrestuar më parë në Itali për trafik kokaine. Pikërisht konfliktet për kokainën kanë bërë që grupet rivale të organizojnë atentatin ndaj Endrit Alibejt në Elbasan, vetëm pak ditë pasi ai kishte ardhur në Shqipëri. E cilësuar si masakra e 2019-së për Elbasanit, policia nuk arriti të arrestonte autorët, të cilët mendohet se ishin më shumë se 3.
2018-ta nuk do të mbahet mend vetëm vrasjet dhe atentatet, por edhe si viti që u ndryshua Ministri i Brendshëm. Në 27 tetor Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm. Një dorëheqje e papritur. Në vend të tij emërohet Sandër Lleshaj, emri i të cilit përplasi politikën nëse duhej ose jo të emërohej për shkak të statusit Gjeneral që mbante. Por dorëheqja nga ky status bëri që Sandër Lleshaj të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme me të gjitha kompetencat./a.meta