Ajo është pa diskutim një nga emrat më të njohur të muzikës popullore qytetare, një zë i veçantë që u jep tjetër ngjyrë serenatave korçare, me të cilat është rritur dhe edukuar që fëmijë, një timbër i pangatërrueshëm me askënd tjetër.
Dhe kur thua Eli Fara, zëre se i ke thënë të gjitha. Këngëtarja aq shumë e dashur për publikun, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, është prej shumë vitesh pjesë e skenës sonë, por shumë pak gjëra dimë për të. E ftuar në ‘’Thumb’’ Eli ka folur për një nga momentet më të vështira të jetës së saj, të cilin nuk e ka ndarë kurrë me askënd, madje as me prindërit. Duket e vështirë për t’u besuar, por pyetjes ”Cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës”, këngëtarja iu përgjigj varfëria.
“Në fillim të viteve ‘90, kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë. Ne jemi brezi që e kemi nisur gjithçka nga zero. Unë mund të mos kisha edhe bukë të haja dhe nuk e merrte vesh askush. Mbaj mend që edhe kur shkoja te babi, ai më pyeste ‘ke nevojë për gjë, të duhet gjë, të duhen lekë?” Unë mund të isha pa asnjë kokërr leku në xhep, por i thosha ‘jo, kam’”.
“Po, kur e kujtoj sot, ndihem shumë krenare, sepse njeriu duhet të ketë karakter”,- shton më tej Eli Fara.
/b.d