Nuk i ndahen shqetesimet princeshes. Kete here vine akuza nga familja e saj. Meghan Marke ka shpërndarë marijuanë në festën e e martesës së saj të parë.
Ky është rrëfimi më i fundit i babait të saj Thomas Markle për një tabloid anglez, ndoshta jo shumë i kënaqur me skandalet e të bijës gjatë muajve të fundit. Thomas Markle zbuloi se festimet e martesës së saj të parë ishin mjaft të veçanta.
Në intervistën dhënë për “The Sun” nga babai i Meghan, ky i fundit pretendonte se dasma e vajzës së tij me producentin Trevor Engelson, që daton nga viti 2011, ishte mbajtur në Xhamajka, e ndjekur nga një parti në të cilën mysafirët, përveç vallëzimit morën si dhuratë nga nusja doza të vogla të marihuanës.
“Meghan kishte planifikuar çdo gjë deri në detajet më të vogla.Është e paligjshme, por kjo nuk është një problem i madh në Xhamajka, është pothuajse një zakon atje, Nuk piu bar as ajo me aq sa di unë”, tha Thomas Markle.