Kjo është rruga që të çon të qendra e kontrollit teknik të automjeteve në Shkozet të Durrësit. Radhë të gjata automjetesh dhe qytetarë që humbasin orë dhe ditë të tëra në pritje të kolaudimit.
Rruga qëndron e bllokuar përgjatë 24 orëve nga automjetet e tonazheve të ndryshme, që presin për të kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave vjetore të qarkullimit rrugor.
Të shqetësuar nga vonesa dhe koha e humbur, drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ta disiplinuar situatën e përsëritur çdo fundviti. Ata kërkojnë hapjen e një pike tjetër kolaudimi nga konccensionari për automjetet.
Të pakënaqur nga situata e krijuar në këtë rrugë, janë dhe bizneset e shumta që kanë objektet dhe magazinat e tyre përgjatë. Rruga është bërë e papërdorshme prej tyre për shkak të radhëve, por ankesat e qytetarëve bien në vesh të shurdhër. Askush nuk mban përgjegjësi dhe as nuk ndërhyn për të zgjidhur situatën.
a.cupaj