Këngëtarja shqiptare ka përjetuar një situatë të skletshme dhe ka preferuar të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në Instagra. Bebe Rexha ka publikuar një bisedë ku shihet se një person I ka shruar për ta përshëndetur dhe për tí lënë një takim.
Biseda e publikuar nga Bebe Rexha
Sipas këngëtares ai është një futbollist i martuar, me tre fëmijë dhe Bebe është ndjerë mjaft në siklet për faktin që e ka ngacmuar. “Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Bëhu një baba model për ta dhe më lër mua të qetë. Mos më shkruaj mua ‘hej shoqe’ ndërkohë që je i martuar, më fal por kjo gjë nuk funksionon me mua. Riktheju futbollit, sikur vetëm ta dinit se kush është! Ndihem keq që e shkruajta këtë gjë, por kështu ndihem,”- shprehet ylli i “I’m a mess” në Instastory./a.c