Pas vendimit të kryeministrit Rama për ta emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për emisionin “JAVA” në RTSH. Ajo ka treguar se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit. Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.
E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?
“Nuk e dija as unë, as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit, pasi është konsultuar me shumë, por emrat i vendosi Rama.
Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble, nuk e kisha këtë dijeni” u përgjigj Spiropali./a.meta