Një gjykatë polake e dënoi kanalin gjerman ZDF, që të paguajë dëmshpërblime dhe të kërkojë falje për ish-rezistencën antinazistë që janë fyer nga seriali “Nënat tona, baballarët tanë” (Unsere Mutter, unsere Vater).
Kanali publik gjerman reagoi menjëherë duke deklaruar se do e apelojë vendimin e gjykatës së Krakovisë, që është thërritur për këtë aferë nga një ish-rezistent, Zbignieë Radloëski, 94 vjeç, i mbështetur nga organizata botërore e ish-ushtarëve të “Armia Krajoëa” (AK), formacioni i parë i rezistencës polake kundër pushtuesit nazist, shkruan ATSH.
Sipas gjyqtarit Kamil Grzesik, “duke marrë parasysh biografinë e Radloëski, ish-rezistent, i burgosur në kampet e përqendrimit dhe shpëtues i hebrenjve gjatë holokaustit, filmi që përfaqëson ushtarët e AK-së në mënyrë jo në përputhje me të vërtetën dhe të pasaktë, ka një impakt direkt mbi të mirat e tij personale, nderi dhe dinjiteti”. (b.an)