Gjermania regjistroi një rënie të ndjeshme të eksportit të armëve në vitin 2018, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Ekonomisë.
Nga 13 dhjetori, ekonomia më e madhe në Evropë, ka miratuar shitje armësh me një vlerë totale prej 4,68 miliardë eurosh, në krahasim me 6,24 miliardë euro porosi që ishin regjistruar në vitin 2017, transmeton kp.
Kjo shënon vitin e tretë radhazi në të cilin eksportet e miratuara të lidhura me mbrojtjen janë në rënie, pas rekordit të vitit 2015, ku porositë arritën vlerën kulmore prej 7,82 miliardë eurosh. (b.an)