Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një drekë për të varfrit të organizuar nga Mitropolia e Korçës ku është ngacmuar nga gazetarët.
Meta është pyetur se si i është dukur vetja në drekën me të varfrit, ndërsa ka thënë se këmi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve.
Presidenti tha se nuk duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet dhe të tregojmë përgjegjësitë tona sociale.
Zoti President sot ishit në një drekë me të varfrit. Si ju duk vetja?
Kemi nevojë të jemi më shpesh pranë këtyre njerëzve, sepse siç dëgjova edhe Imzot Johanin, nga i cili gjithmonë mëson.
Ai që nuk e shikon Krishtin te sytë e lypësit pranë Kishës, e ka të vështirë ta gjejë atë diku tjetër, dhe unë besoj se është detyrim i yni, i gjithë institucioneve qendrore e vendore që të bëjmë më shumë për të garantuar jetesën dhe dinjitetin e këtyre njerëzve, të cilët nëpërkëmben nga varfëria, por shpesh edhe nga braktisja e institucioneve, nga burokracia dhe mosvëmendja.
Padyshim vëmendja jonë për bashkësitë fetare është e jashtëzakonshme, sepse po bëjnë një punë të shkëlqyer, dhe e bëjnë atë pa publicitet. Por nuk mjafton kjo, ne duhet të marrim përgjegjësitë tona si shtet. Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim e të tregojmë përgjegjësitë tona sociale e të tregojmë më shumë njerëzillëk.
/a.rada