Zbulohet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj 23-vjeçar Erjon Bengo në Laprakë mbrëmjen e djeshme.
Burime nga policia bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se autori i dyshuar është Robert P., lindur në vitin 1999, i cili është shpallur në kërkim.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.
Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Ngjarja:
Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull. (bw)