Një ditë pas ndeshjes Inter-Napoli, ka reaguar edhe prokura e Federatës Italiane të Futbollit, Xhuzepe Pekararo. Kulibali u ofendua nga tifozët zikaltër me kore raciste dhe Ançeloti kërkoi që të ndërpritej ndeshja, madje 3 herë.
“Për mua Inter-Napoli duhej të ndërprite për shkak të koreve raciste kundër Kulibali, e në fakt njerëzit tanë kane sinjalizuar funksionarët e rendit publik dhe arbitrin e katërt se skuadra napoletane kërkonte ndërprejen”, është shprehur Pekararo për “Ansa”. “Megjithatë vendimi nuk na takon ne, por rendit publik në mirëkuptim me arbitrin”. Interi tashmë rezikon shumë për shkak të koreve raciste.
Për këtë çështje ka reaguar edhe shefi i arbitrave të Italisë, Marselo Niki. “Nuk kem asgjë për të thenë, ka shumë njerëz që spekulojnë. Gjithçka që duhet bërë ne e bëjmë”, ka përfunduar ai./a.meta