Të puthësh do të thotë të japësh dhe të marrësh dashuri. Sapo takojmë njerëz të rinj apo të afërm, i përqafojmë ose i puthim ata duke krijuar kështu një urë komunikimi tjetër me ta. Por kush janë kuptimet e puthjeve në mbarë botën? Le t’i shohim ato:
1.Puthja mbretërore
Një person që puth në majë të dorës tjetër të ofruar është puthja më formale. Rituali tradicional nuk nënkupton dashuri, është më shumë një përshëndetje e sjellshme dhe e respektueshme mes të huajve që takohen për herë të parë.
2.Puthja e ajrit
Puthja në ajër është një përshëndetje dhe përcillet si një gjest i afërt, diçka që mund të bësh me një mik apo një anëtar të familjes kur largohesh prej tyre.
3.Puthja e ballit
Jo vetëm që është një veprim i bukur dhe i ngrohtë, por komunikon dashurinë në një mënyrë jo-seksuale. Gjesti zakonisht rezervohet për dikë të veçantë, për dikë që ndieni me të vërtetë.
4.Puthja eskimeze
Puthja eskimeze është një puthje intime pa qenë seksuale. Këtë puthje mund ta shkëmbeni kur mbyllni sytë dhe dëshironi të ndjeni frymën e partnerit tuaj.
5.Puthja franceze
Nuk ka pothuajse asnjë puthje tjetër që lidh dy vetë më shumë. Kjo puthje shkëmbehet pikërisht kur dy njerëz duhen dhe kalojnë kohë të gjatë me njëri tjetrin./a.meta