Aviacioni izraelit bombardoi mbrëmjen e së martës disa zona pranë Damaskut, raportuan disa media të shtetit sirian, një operacion i cilësuar nga Moska, aleat i ngushtë i regjimit në Siri, si shkelje e rëndë e sovranitetit.
Ushtria izraelite konfirmoi nga ana e saj se është vetëmbrojtur ndaj një goditje me raketë antiajrore e drejtuar nga Siria.
Të martën në mbrëmje, mbrojtja anti-ajrore e ushtrisë siriane mori masa kundër raketave të lëshuara nga aviacioni ushtarak izraelit mbi disa objektiva pranë Damaskut, raportoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve ‘’Sana’’, duke cituar një burim ushtarak i cili raporton për tre ushtarë të plagosur.
/a.rada