Dhjetë studentë humbën jetën në një aksident rrugor, brenda kampusit të njërit prej universiteteve më të mëdhenj të Teheranit.
Autobusi, që transportonte 30 studentë, qarkullonte të martën në një rrugë malore të kampusit shkencor të universitetit islamik të Azdadit, në veriperëndi të Teheranit, kur ai u përplas me një kolonë prej betoni.
Universiteti fajësoi shoferin e autobusit, por në rrjetet sociale thuhet se aksidenti ndodhi për shkak të gjendjes së keqe të autobusëve dhe për shkak të mirëmbajtjes së tyre.
Irani ka një shkallë vdekshmërie rrugore nga më të lartat në botë.
Sipas shifrave zyrtare, aksidentet rrugore kanë shkaktuar 16 300 të vdekur dhe 336 000 të plagosur gjatë vitit të kaluar në Iran.
/a.rada