Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës nga 11 drejtoritë rajonale të saj, për të garantuar një furnizim sa më cilësor me energji për periudhën e festave të fundvitit.
OSHEE bën me dije se është përmirësuar furnizimi me energji elektrike në të gjithë vendin me 70%.
OSHEE informon qytetarët për situatat e krijuara në vend, gjatë orëve të fundit.
Moti i keq, me reshje bore dhe stuhi ere ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona në vend. OSHEE, sqaron se sot gjatë mesnatës në nënstacionin e Korçës pësoi avari duke sjellë mungesë të energjisë për disa zona, por situata u normalizua brenda 2 orësh. Aktualisht furnizohet me energji elektrike qyteti i Korçës, Dardha dhe Voskopoja. Nga raportimet e fundit është normalizuar situata në bashkinë e Bilishtit.
Brigada e Tensionit të Lartë të OSHEE, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta vënë në punë dhe stabilizuar situatën brenda paradites se ditës së nesërme. Është duke u punuar maksimalisht ne kushtet e motit aspak te favorshëm.
Vendosja e transformatorit kërkon 48 orë për shkak të procesit teknik, por OSHEE është e angazhuar ta vendosë shumë më shpejt në punë, pavarësisht kushteve të motit, duke punuar madje dhe natën për ta vendosur në punë brenda paradites së ditës së nesërme.
Nga informacionet e dispencerive rajonale në vend, mësohet se moti i keq ka shkaktuar defekte dhe në rajonet e Burrelit dhe Kukësit dhe Shkodrës.
Defektet më të shumta janë shkaktuar në zonat rurale ku nga raportimet e punonjësve të OSHEE në terren mësohet se janë këputur përcjellësit, janë thyer izolatorët dhe janë dëmtuar kabllo e shkarkues.
Grupet e avarisë së kompanisë OSHEE kanë reduktuar deri në orët e mesditës pjesën më të madhe të defekteve, dhe aktualisht është stabilizuar situata e furnizimit me energji në rajonin Burrel dhe Lezhë.
Theksojmë se zonat turistike si Voskopoja dhe Dardha, të cilat janë destinacione të preferuara për festat, nuk kanë pasur dhe nuk kanë probleme me furnizimin me energji elektrike.
/a.rada