Këshilli i Ministrave ka miratuar një seri ndryshimesh për mënyrën si do të bëhen pranimet në administratën publike.
Ato parashikojnë që tashmë asnjë kandidat të mos kalojë në intervistën me gojë nëse nuk grumbullon një sasi të caktuar pikësh nga vlerësimet për jetëshkrimin, si dhe një testimi fillestar me shkrim.
Një prej neneve të reja përcakton që nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit.”
Më tej, nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë.”
Ndryshimet ishin paralajmëruar pak ditë më parë nga Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, sipas së cilës, kjo masë merret për të rritur cilësinë e konkurseve për rekrutimin në administratën publike.
Reforma e pagave të nëpunësve, ristrukturimi i institucioneve, deri edhe implementimi i testimit elektronik për rekrutimet e reja do të jenë prioritet të administratës publike për vitin e ardhshëm./SCAN
a.çupaj