Një i ri nga Elbasani i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg në mungesë është vënë në pranga katër ditë më parë, por sot është bërë publik arrestimi i tij. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tē shpallur në kërkim:
Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në fshatin, Pekisht, Peqin.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,më datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike”. parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”, thuhet në njoftim e policisë./a.meta