Shumë prej kësaj trazire e ka prejardhjen nga Uashingtoni, atje ku shpirti festiv është tronditur së fundi me fikjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në ditën e tretë të bllokadës së pjesshme të qeverisë amerikane. Shërbimi i Parqeve Kombëtare në Amerikë ka njoftuar se do të vijojë të mbetet i pandriçuar dhe i mbyllur për publikun “deri në një njoftim të dytë”, ndërsa po ushtrohen kontrolle për dëme të shkaktuara si pasojë e një përpjekjeje të një njeriu problematik që tentoi të ngjitej në pemë gjatë së premtes.
Pema e Krishtlindjes, dritat spektakolare të së cilës u ndezën gjatë një ceremonie me pjesëmarrjen edhe të presidentit amerikan Donald Trump, më herët gjatë këtij muaji, u bë simboli i mjerë i mosfunksionimit që ka mbërthyer Uashingtonin prej dy vitesh nën presidencën e tij.
Në Betlehemin e ndodhur në Bregun e pushtuar Perëndimor, disa persona dhe një bandë frymore bënë paradë në sheshin “Manger”, përreth Kishës së Lindjes, e ndërtuar pikërisht aty ku të krishterët besojnë se Maria solli në jetë Jezusin.
Kryepeshkopi katolik i Tokës së Shenjtë, Pierbattista Pizzaballa mbërriti pasditen e vonë dhe pritet të udhëheqë meshën e mesnatës. Në ceremoni do të jetë i pranishëm edhe presidenti palestinez, Mahmud Abbas, mes shumë figurave të tjera të shquara.
Sivjet, vizitorët kanë mundur të shohin mozaikët e rinj të Kishës së Lindjes, pasi u pastruan dhe riparuan përmes një projekti madhor. Kisha e parë e ndërtuar në këtë vend daton nga shekulli i IV, edhe pse është zëvendësuar me një tjetër kishë pas një zjarri në shekullin e VI./a.meta