Bilanci i viktimave të cunamit që u shkaktua nga vullkani Anak Krakatau është rritur në 373. Dallgë gjigante u përplasën të shtunën mbi qytetet bregdetare në ishujt e Sumatrës dhe Javës. Mendohet se aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje toke nën det, gjë që gjeneroi dallgët vdekjeprurëse. Plot 1.459 persona janë të lënduar, ndërsa 128 mbeten të zhdukur, sipas njoftimit zyrtar. Indonezi, alarm për dallgë të reja cunami në Sumatra e Java
Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg plazheve, në mesin e frikës për një cunam të ri. Anak Krakatau shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë hi dhe tym.
Një video e xhiruar nga një avion ka kapur magnitudën e shpërthimit vullkanik në ngushticën “Sunda”, mes Sumatrës dhe Javës. Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga rrugët e bllokuara, por pajisjet e rënda po transportohen drejt zonave më të goditura, me qëllim ndihmën e viktimave./a.meta