Ka nisur me tensione protesta te “Unaza e Re” në Tiranë. Banorët janë vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Një mjet tip “BMW” tentoi të kalojë, megjithatë për disa momente u bllokua nga protestuesit, që goditën me shkelma automjetin. Më tej, tensionet u shuan dhe mjeti u la të kalonte.
“Fikni makinat”, bashkohuni me ne, ishte thirrja nga megafoni i protestës. Protesta te “Unaza e Re” vijon prej më shumë se 40 ditësh, ndërsa banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi “Shqiponja”, te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Prej disa ditësh, banorë kërkojnë edhe rrëzimin e projektit./a.meta