Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Ky fakt u bë i ditur nga guvernatori i Bankës se Shqipërisë, Gent Sejko.
Gjatë një konference për shtyp, Sejko tregoi disa nga vendimmarrjet e politikës monetare. Po ashtu Sejko tha se rritja e ekonomisë për vitin 2018 është e kënaqshme.
“Rritja ekonomike për vitin 2018 është e kënaqshme. Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën baze të interesit, si dhe normat e interesit të kredive.
Rritja e normës bazë të interesit s’do të fillojë para tremujorit të dytë të vitit 2019.
Banka e Shqipërisë do vijojë të monitorojë kursin e këmbimit.
Në vitin 2018, rritje të punësimit dhe pagave si dhe rritja ekonomike ka qenë e kënaqshme”, -tha Sejko.
/a.rada